Lajme

12 të vdekur nga shpërthimi në fabrikën e eksplozivëve në veriperëndim të Turqisë

12/24/2024 08:59
nga:N K

Një shpërthim në një fabrikë eksplozivësh në Turqinë veriperëndimore ka lënë 12 persona të vdekur dhe ka plagosur tre të tjerër.

Kështu njoftoi CNN Turk të marten.

Raportohet se shpërthimi ndodhi në një fabrikë në provincën e Balikesirit.

Guvernatori lokal citohet të ketë thënë se nuk kishte dyshime për sabotim.