Lajme

Petrit Selimi: Një profesionist si Artan Behrami i vyn Kuvendit

12/23/2024 13:16
nga:Gazeta Blic

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, përmes profilit të tij në Instagram ka mbështetur kandidimin e ish-këshlltarit të Presidentit Thaçi, Artan Behrami, për deputet të Kosovës.

Selimi ka shkruar se Kuvendit të Kosovës i duhet një profesionist përplot dedikim, siç është Artan Behrami.

“Artan Behramin e kam dost. Pos që e kam dost, e kam edhe shembull të një profesionisti plot humor dhe dedikim të pashoq. I vyn Kuvendit
mu ba ma i mire”, ka shkruar Selimi.

Behrami konkurron në listën e PDK-së për deputet dhe mban numrin 75. Rreth 60% e listës së PDK-së përbëhet nga emra të rinj.