Lajme

Vetaksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, vetura përfundon në një oborr

12/23/2024 09:52
nga:G B

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Siç shihet në pamjet e rrjetit lokal Peja në fokus, duket që një veturë ka devijuar nga rruga duke përfunduar në një oborr të zonës së Poterqit të Klinës.

Policia është parë menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa deri tani nuk është raportuar për të lënduar.