Ngjarjet e datës 23 dhjetor 2024.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci do të lansojnë pilotimin e Programit të kuponëve, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme për kapitalin njerëzor të Kosovës”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 9:00)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSS) përmbyll projektin “Rritja e aftësive të Shërbimit Sprovues të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, ora 09:00)
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe zyrtarë të tjerë të partisë bëjnë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova. (Velani, orav10:30)
Forumi për Transparencë organizon konferencën përmbyllëse “Transparenca parlamentare: Arritjet e deritanishme dhe prioritetet për të ardhmen”. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)
Prezantimi i punimeve të nxënësve filloristë nga “Punëtoria e Demokracisë”. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)
Mbahet ceremonia solemne për promovimin e monografisë së parë të FC “Prishtina”, kushtuar 100-vjetorit të themelimit të klubit. (Prishtinë, ora 17:30)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shënon 35-vjetorin e themelimit. Merr pjesë dhe kryetari Lumir Abdixhiku. (Ora,18:00)