Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka theksuar se qytetarët e Prishtinës janë mbështetur fuqishëm në programin e partisë së tij, duke kërkuar veprime konkrete për të përballuar sfidat që ka Kosova, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, qytetarët përballen me kriza ekonomike, shqetësime energjetike dhe siguri, dhe vetëm përmes veprave të drejta mund të sigurohet një të ardhme më e mirë.
Limaj ka theksuar se NISMA është angazhuar për pavarësinë energjetike, rivitalizimin e ndërmarrjeve publike, si dhe për zhvillimin e shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe qendrave rekreative për të rinjtë.
Ai ka premtuar se për çdo qytetar të Kosovës, veprat e NISMA-s janë garancia për një të ardhme të sigurt.
E plotë:
Prishtina e rreshtuar rreth veprave!
Qytetarët e Prishtinës sot fuqishëm u rreshtuan për Kosovën fituese, veç VEPRA.
Jeta e qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, në veçanti, është vështirësuar vazhdimisht. Kriza ekonomike, problemet energjetike dhe siguria janë shqetësimet e përditshme, dhe garanci për zgjidhjen e tyre është lista jonë, #veçVEPRA.
Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, antarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe qendrat rekreative për të rinjtë janë zotimet tona para çdo qytetari të Kosovës. Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veç VEPRA.