Lajme

“Çmimi i rrymës është dyfishuar”/ Bajrami shpalos fakte, thirrje qytetarëve: Mos u hamendësoni nga propaganda dhe karamelet e qeverisë

12/22/2024 09:28
nga:G B

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti për çmimin e energjinë elektrike, të cilin e dyfishuan kur erdhën në qeveri, ndërsa që kishin premtuar lirim të tij, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka reaguar ndaj ministrit Murati, që thotë se u krekos për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike që po bën qeveria për familjet e cenushme.

Ajo ka ndarë fakte për rritjen e çmimit të rrymës, teksa ka theksuar se vetëm për 2 ditë, KESCO ka importuar energji në vlerë 3.5 milionë euro, teksa ka pyetur se kush i paguan ato.

Bajrami u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të hamendësohen nga propaganda dhe karamelet e qeverisë!

Postimi i saj i plotë:

Premtuan lirim të çmimit të energjisë elektrike, por kur erdhën në qeveri e dyfishuan atë

Dje ministri i Financave u krekos për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike që po bën qeveria për familjet e cenushme, familje këto të cilat të hyrat mujore i kanë më pak se 150 Euro për anëtar në muaj.

T’i shpalosim disa fakte:

Për çmimin e energjisë elektrike ka një rregullator, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, njerëzit aty, pra bordin i ka zgjedhë dhe i ka votu partia në pushtet – LVV.

A e dini se çka ka ndodhë me çmimin e energjisë elektrike? Ndoshta detajet nuk e dini, por ajo që ju e dini me saktësi është se çmimi i energjisë elektike në këtë mandat është dyfishu. Pra, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në bashkrendim me qeverinë e ka ngritë dy herë çmimin e energjisë elektrike. Herën e parë çmimi i energjisë është ngritë për ekonomitë familjare dhe atë tarifa e lartë është ngritë për 104% e tarifa e ulët është ngritë për 85% , për shpenzimin mbi 800 KWh, ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë 15% për të gjithë shpenzuesit (ekonomitë familjare dhe bizneset). Në prill të këtij viti ZRRE ka ulë çmimin për 8% , ulje kjo që nuk është vrejtë nga askush.

Kjo Qeveri me buxhetin me të madh (taksa dhe tatime tonat) pas lufte ka ndërtu zero kapacitete për gjenerim të energjisë elektrike.

Remontet dhe riparimet janë vonu e disa nuk janë bërë asnjëherë, andaj sot kapacitetet ekzistuese janë në gjendje shumë më të rëndë se para katër viteve dhe si rezultat i krejt kësaj para një jave “KESCO Energy” njoftoj se vetëm për dy ditë ka importuar energji në vlerë 3.5 milionë euro.

Kush mendoni se i paguan këto 3.5 milionë euro?

Kosto e importit të energjisë bëhet pjesë e faturave tona, mandej “minister mëshiruesi” disa familjeve të cilat ai i quan të cenushme ju subvencionon fatuarat prej 3 deri ne 10 euro dhe kërkon falënderim.

Të nderuar qytetarë,

Mos u hamendësoni nga propaganda dhe karamelet e qeverisë!

Mendoni si jeni duke jetuar sot?

Mendoni sa vlen paga juaj sot karshi çmimeve të dyfishuara?

Çka ka ndodhë me çmimet e artikujve që ju i bleni çdo ditë?

Çka ka ndodhë me faturat e energjisë elektrike?

Premtimi para 14 shkurtit 2021 ka qënë që çmimi i energjisë do të lirohet apo jo?

Premtimi para 14 shkurtit 2021 ka qënë që buka, qumështi, vaji e sheqeri do të kushtojnë më lirë me LVV-në në pushtet.

Ku jemi sot?

Mendo dhe ndrysho!

Me 9 shkurt, bëje ndryshimin me votë!