Nga nesër e deri të dielën luhet xhiroja e 18’të, e fundit e këtij viti në Superligën e Kosovës në futboll.
Nesër, Llapi i Batatinës dëshiron të kthehet tek fitoret pas 10 ndeshjeve pa shijuar tre pikët, kur takohet me Dukagjinin e Ismet Munishit.
Pasnesër luajnë Prishtina e Malisheva dhe Ferizaj me Gjilanin, teksa të dielen ballafaqohen Suhareka – Ballkani e Drita – Feronikeli 74′.
Ja orari:
- E premte: Llapi – Dukagjini (13:00)
- E shtunë: Prishtina – Malisheva (13:00)
- E shtunë: Ferizaj – Gjilani (13:00)
- E diele: Suhareka – Ballkani (13:00)
- E diele: Drita – Feronikeli 74′ (13:00)
/GazetaBlic Sport
Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e fundit të vitit në Superligë