Lajme

Ministria minon sërish segmentin e rrugës Dollc – Kijevë

12/18/2024 19:22
nga:G B

Këtë të enjte është minuar edhe një pjesë e rrugës Dollc – Kijevë nga ana e ministrisë së Infrastrukturës.

Ky është minimi i pestë që po i bëhet masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

Në njoftimin e ministrisë së Infrastrukturës, të bërë të hënën, patën thënë se me këtë rast do të ketë edhe ndërprerje të qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës deri në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.