Sporti

Zyrtare: Adrian Bajrami vazhdon kontratën me Benfica

12/18/2024 16:38
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi shqiptar, Adrian Bajrami, ka vazhduar kontratën me Benfikën edhe për tre vite, deri në vitin 2029, njoftoi klubi i Lisbonës.

Bajrami, 22 vjeç, iu bashkua Benfica-s në vitin 2018, i ardhur nga ekipi i të rinjve të Young Boys, nga Zvicra, por ende nuk ka debutuar në formacionin e ekipit A, pasi ka luajtur vetëm një ndeshje në sezonin 2024/25 në ekipin B, të cilin ai është pjesë e Ligës II, transmeton GazetaBlic Sport.

Njoftimi për vazhdimin e kontratës së Bajramit është i katërti brenda një jave që bën Benfica, pas rinovimit të tre titullarëve të rregullt: mesfushori norvegjez Fredrik Aursnes, mbrojtësi portugez Tomas Araújo dhe mbrojtësi danez Alexander Bah.

/GazetaBlic Sport/