Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri dhe anëtarët e kryesisë.
Haradinaj tha se në këtë takim kanë konfirmuar përkushtimin e plotë të AAK-së për transformimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
“Dialogu social dhe realizimi i Kontratës Kolektive janë hapa themelorë për ndërtimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe të drejtë.Me planin tonë konkret për decentralizimin e sistemit terciar shëndetësor dhe implementimin e sistemit informativ (SISH), do të sigurojmë shërbime më cilësore për qytetarët. Prioritet i yni mbetet krijimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me buxhet dyvjeçar, që garanton mbulim universal për të gjithë qytetarët e Kosovës” shkruan Haradinaj në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Haradinaj theksoi se “Përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja substanciale e pagave për mjekët dhe personelin shëndetësor është domosdoshmëri për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe për të siguruar shërbime cilësore shëndetësore”
Postimi i plotë:
Në takim me kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, znj. Tevide Imeri dhe anëtarët e kryesisë, konfirmuam përkushtimin tonë të plotë për transformimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. Dialogu social dhe realizimi i Kontratës Kolektive janë hapa themelorë për ndërtimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe të drejtë.
Me planin tonë konkret për decentralizimin e sistemit terciar shëndetësor dhe implementimin e sistemit informativ (SISH), do të sigurojmë shërbime më cilësore për qytetarët. Prioritet i yni mbetet krijimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me buxhet dyvjeçar, që garanton mbulim universal për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja substanciale e pagave për mjekët dhe personelin shëndetësor është domosdoshmëri për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe për të siguruar shërbime cilësore shëndetësore. Kosova mund të ecë përpara drejt zhvillimit dhe mirëqenies, vetëm me një shëndetësi të fortë dhe sindikata të pavarura.