Lajme

AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës

12/18/2024 15:25
nga:N K

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet i alarmuar me kërcënimin me vrasje që gazetari dhe drejtuesi i portalit “Periskopi”, Ilir Mirena ka marrë sot, raporton GazetaBlic.

Mirena e ka postuar në Facebook një koment në të cilin një person i shkruan: “Ky veq plumin e ka hak e meriton”.

“AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me natyrën kërcënuese për jetë të mesazhit, dhe e fton Policinë e Kosovës që ta hetojë urgjentisht rastin”, thuhet në reagim.

Ky kërcënim është vazhdimësi e të tjera kërcënimeve të ngjashme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve në kohët e fundit.

AGK-ja e fton sërish Qeverinë e Kosovës dhe partinë në pushtet, që të mos nxisë, por të kontribuojë në zbutjen e diskursit të rënduar publik kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë.

Kërcënimi ndaj drejtuesit të portalit “Periskopi”, Ilir Mirena: