Manchester United kërkon Federico Dimarcon. Mbrojtësi zikaltër po zhvillon deri tani një tjetër sezon fantastik me kampionët e Italisë.
Të shumta janë skuadrat që pëlqejnë anësorin e majtë. Së fundmi sipas mediave italiane është skuadra e Manchester United e cila ka dërguar emisarë në Milano, për të kuptuar më shumë mbi mundësinë e transferimit në të ardhmen të Dimarcos nga Milano në “Teatrin e Ëndrrave”.
Thuhet se vetë Dimarco është njohur me ofertën, por ka mbyllur menjëherë çdo mundësi për një transferim të mundshëm në ishull, të paktën deri më tani. Tjetër sinjal ky nga ana e lojtarit, se sa shumë ai e dashuron fanellën zikaltër.