Lajme

Xhavit Zariqi, i pathyeshëm ndaj torturave serbe, premton angazhim për drejtësi si kandidat i AAK-së për deputet

12/18/2024 09:32
nga:G C

Xhavit Zariqi, një nga kandidatët e AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, ka shprehur angazhimin e tij të fortë për të përfaqësuar qytetarët, duke u bazuar në një histori të dhimbshme dhe të guximshme, raporton GazetaBlic.

Ai kandidon për të përfaqësuar popullin me numrin 26, pas një përvoje të rëndë si i burgosur politik dhe viktimë e torturave çnjerëzore nga regjimi i Serbisë.

Zariqi kishte ndarë publikisht se, gjatë periudhës së tij si i burgosur politik, ai ka përjetuar disa nga torturat më të tmerrshme që janë kryer mbi trupin e tij, duke theksuar se këto vuajtje ishin jo vetëm fizike, por edhe psikologjike.

Ai ka rrëfyer se ka vuajtur pasojat e këtyre torturave për shumë vite, duke shpjeguar se ato kanë lënë plagë të thella në trup dhe shpirt, por që kurrë nuk e kanë thyer luftën e tij për liri dhe dinjitet.

Kjo përvojë e ka forcuar më tej angazhimin e tij për drejtësi, liri dhe barazi, dhe se është i vendosur që të luftojë për të drejtat e çdo qytetari të Kosovës.

Me numrin 26 në listën e AAK-së, Zariqi është i përkushtuar të jetë një zë i fortë për të drejtat e njeriut dhe integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.