Lajme

Ftesa e Prokurorisë Speciale për Kurtin, avokati Smakiqi: Po dëshiron të viktimizohet

12/17/2024 23:53
nga:G B

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të enjten e kaluar u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në ftesën e PSRK-së u bë e ditur se Kurti do të duhej të paraqitej mëngjesin e së hënës së 16 dhjetorit.

Por, ai nuk u paraqit me arsyetimin se ishte në udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Kjo temë u diskutua sonte në Edicionin Special në Klan Kosova.

Avokat Xhevdet Smakiqi, tha se shefi i Qeverisë po dëshiron të viktimizohet.

“Ai dëshiron të taktizojë si popullist, që të detyrohet të arrestohet dhe më pas të viktimizohet para elektoratit”, tha Smakiqi në Klan Kosova.