Kandidati për deputet nga LDK, Alban Rraci, është takuar me rininë e LDK-së, në Klinë, ku thotë se janë të bashkuar për fitoren e LDK-së, raporton GazetaBlic.
Rraci thotë se energjia dhe përkushtimi i të rinjeve dhe strukturave janë dëshmi për ndryshim.
Ai tregon se LDK-ja në Klinë është e bashkuar, e fortë dhe gati për fitore.
Postimi i plotë:
Klina, e bashkuar për fitoren e LDK-së!
Në Klinë, së bashku me strukturat dhe rininë e LDK-së, çdo ditë e më të mobilizuar për ndryshimin e madh më 9 shkurt. Energjia dhe përkushtimi i të rinjve dhe strukturave janë dëshmi për ndryshim.
LDK-ja në Klinë është e bashkuar, e fortë dhe gati për fitore. Mbështetja për mua dhe për Arbenin, është e jashtëzakonshme. Së bashku, do ta rikthejmë Klinën aty ku i takon – në krah të ndryshimit dhe të forcës që ndërton.
Falënderoj Paris Gurin, kryetar i Forumit Rinor të LDK-së dhe kandidat për deputet, si dhe Dardan Gashin, kryetar i Forumit Rinor në Klinë, për punën dhe organizimin e palodhur dhe gjithë strukturat dhe anëtarët e LDK-së në Klinë për energjinë dhe frymën e fitorës.
LDK-ja është shpresë dhe vizion për të ardhmen. Me Rrugën e Re dhe përkushtimin e secilit prej nesh, do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Klinën dhe për të gjithë Kosovën.
#RrugaeRe
#BëhuNDRYSHIMI
#Lumir2025 #Klinë #LDK


