Lajme

Prizren: Qytetari dorëzon në Polici një shumë parash

12/16/2024 12:19
nga:N K

Policia e Kosovës njofton se në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center Prizren.

Sipas njoftimit, në portofol kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej 220 euro, tre dollar amerikan dhe pesë funta angleze, shkruan GazetaBlic.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.