Në emisionin EURO n’T7 është disktuar për rritjen e kostos së jetesës në Kosovë në katër vitet e fundit dhe përballjen e qytetarëve me këto çmime.
Adem Qorroli i cili është doktor shkence i ekomonisë ka thënë se qytetari është duke shpenzuar dy herë më shumë për produktet bazë të saj për shkak të “mosdijes së qeverisë”.
“Qytetari i vendit nuk duhet shumë të dëgjoj por të lexoi, sepse kjo qeveria është duke e përfitu qytetarin që dinë të shaj, të fyej e që nuk ulë kokën e të lexoi e mësoi të vërteten. Qeveria është munduar psh të ndikoi në uljen e inflacionet me subvensione të ndryshme sikur ato në bujqësi por për fat të keq të njejat nuk patën impakt në përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Shteti për këto vite nuk bëri asnjë ndërhyrje aty ku është dashur dhe ku do të shihej ndikimi, tek politikat fiskale”, ka thënë Qorroli.
Sipas tij qeveria e vendit ka akuzuar bizneset për rritjen e çmimeve por kjo do të mund të rregullohej me adoptimin e tatimeve karshi krizës së inflacionit gjë të cilën nuk e bëri qeveria e qytetarëve ju rëndua jetesa.
“Është dashur që qeveria të punoj në ndryshimin e politikave fiskale që për produktet bazë të largohet tatimi në fitim ku secili produkt do të lirohej së paku për 5 centë”, ka shtuar Qorroli.
Ndërhyrje e vetme e guximshme sipas Qorrolit në 15 vitet e fundit është bërë në kohën kur ministër ka qenë Avdullah Hoti.