Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi e ka mirëpritur vendimin e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për ta emëruar Richard Grenellin emisar për misione të veçanta.
Ai publikoi në InstaStory një fotografi të Thaçit me Grenellit, duke e uruar këtë të fundit.
“Bota ka nevojë për misionet speciale të SHBA-së për paqen, demokracinë, drejtësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, shkroi ndër tjerash Endriti.