Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, e cila është edhe asambleiste në Kuvendin komunal të Prishtinës ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit e saj në Facebook.
Bejta tha se grupi i asambleistëve të LDK-së edhe këtë vit ka propozuar ndarjen e shujtës për punonjësit e administratës.
“Njëjtë kemi vepruar edhe në vitet 2022 dhe 2023, duke pasur parasysh gjendjen e tyre dhe inflacionin dyshifror në vitet e fundit. U ndjeva e gëzuar që sot me sukses u miratua propozimi, pas shumë tentativave të bëra” shkruan Bejta në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
“Secili qytetar, punonjës i sektorit publik apo privat, sot përballet me vështirësi të mëdha për ta mbyllur muajin për shkak të çmimeve të larta, prandaj institucionet duhet të jenë afër tyre dhe ne duhet të jemi më afër e më solidar me njëri-tjetrin” përfundon postimin.
Postimi i plotë:
Një lajm i mirë dhe i merituar për punëtorët e administratës
Duke qenë se punonjësit e administratës të Komunës së Prishtinës kanë paga të ulëta, madje më të ulëta se në sektorët e tjerë të sektorit publik, siç është sektori i shëndetësisë, arsimit dhe ndërmarrjet lokale, grupi i asambleistëve të LDK-së edhe këtë vit ka propozuar ndarjen e shujtës për punonjësit e administratës.
Njëjtë kemi vepruar edhe në vitet 2022 dhe 2023, duke pasur parasysh gjendjen e tyre dhe inflacionin dyshifror në vitet e fundit. U ndjeva e gëzuar që sot me sukses u miratua propozimi, pas shumë tentativave të bëra.
Secili qytetar, punonjës i sektorit publik apo privat, sot përballet me vështirësi të mëdha për ta mbyllur muajin për shkak të çmimeve të larta, prandaj institucionet duhet të jenë afër tyre dhe ne duhet të jemi më afër e më solidar me njëri-tjetrin.


