Lajme

Nezir Kraki tregon pse iu bashkua partisë Guxo

12/12/2024 21:38
nga:Y I

Nezir Kraki në emisionin ‘Pressing’  ka treguar pse i është bashkuar listës Guxo për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai tha se prej kohësh është skajshmërisht i politizuar.

“Unë jam prej kohësh skajshmërisht i politizum, ka vite që konsideroj, që si intelektual kam arrit me u rreshtu në anën e duhur të kauzave që i shoh si esenciale për Kosovën. Angazhimi me shkrim, me ide, mendime, me pjesëmarrje në emisione, edhe ajo ka një kohë të vetën. Më kanë thënë e ki kollaj me fol prej Parisit, hajde këtu legjitimohu, e provoje njëherë.

Kosova gjendet në një moment… shkaku i procesit të dialogut, dhe stagnimit të Serbisë për ta pranuar marrëveshjen gjendet në një moment të ndijshëm politik. Duhet të bëhet çmos që të mos ndërpritet cikli për konsolidimin e Kosovës dhe për rivendosjen e Kosovës në skenën rajonale dhe evropiane si shtet serioz”, tha mes tjerash Kraki.