Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillojnë rimeçin mes tyre.
Rimeçi mes tyre do të zhvillohet më 21 dhjetor në Riad, transmeton GazetaBlic Sport.
Usyk doli fitimtar në meçin e parë unifikues të titujve, duke u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga Lennox Lewis në 1999.
Humbja nga Usyk ishte humbja e parë në karrierën profesionale të Furyt, i cili tashmë do të tentojë hakmarrjen e madhe.
Për luftën e parë, dyshja konkurruan për një shifër të raportuar prej rreth 105 milionë funtesh.
Fury fitoi 85 milionë funte prej tyre, Usyk fitoi shumë më pak pavarësisht fitores, duke mbledhur afërsisht 30 milionë funte.
Të dy boksierët do të fitojnë më shumë se kaq këtë herë edhe pse sipas raportimeve ata do të luftojnë për një shifër prej 150 milionë funtesh .
Kjo është 45 milionë funte më shumë se takimi i tyre i parë.
Nuk është e konfirmuar se si do të ndahet ajo shifër, por që Usyk pritet të ketë fitime shumë më të mëdha.
/GazetaBlic Sport/