Lajme

Besim Mulaj: Gjakova ka nevojë për LDK-në, për një të ardhme të ndritur dhe zhvillim të qëndrueshëm!

12/11/2024 22:21
nga:Genita C

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka shprehur entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për mbështetjen e qytetarëve të Gjakovës në takimin e zhvilluar gjatë turneut #Lumir2025, raporton GazetaBlic.

Mulaj theksoi rëndësinë e Gjakovës, duke kujtuar figura historike si akademik Fehmi Aganin, profesor Bardhyl Qaushin dhe kryetarin Aqif Shehu, që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë kombëtare.

Ai theksoi se Gjakova ka nevojë më shumë se kurrë për LDK-në dhe një vizion të qartë që do të udhëheqë vendin drejt zhvillimit dhe përparimit.

“Le të bashkohemi dhe ta mbështesim LDK-në, sepse rrugën e bëjmë bashkë,” përfundoi Mulaj.