Sporti

Përfundon aventura evropiane në UEFA Youth League për 2 Korrikun

12/11/2024 17:59
nga:Lorik J

Skuadra kosovare, 2 Korriku është eliminuar nga kualifikueset e UEFA Youth League.

2 Korriku u mposht sot në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Kiev me rezultatin 1-4, duke humbur kështu mundësinë e kualifikimit në mesin e 32 skuadrave më të mira, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë përfundoi 5-0 në të mirë të ukrainasve, teksa sot ata fituan sërish me rezultatin 1-4, për të vulosur kalimin tutje.

“Përfundon aventura evropiane në UEFA Youth League për ne! Mposhtemi në shtëpi nga Dynamo Kyiv, me rezultat 1-4. Krenarë me djemtë tanë për këtë eksperiencë fantastike në sezonin debutues”, shkroi 2 Korriku në Facebook menjëherë pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport