Lajme

Sekuestrohen mjete tё mprehta, boksa metali, revole shkrepse, shufёr metalike nё Pejё

12/11/2024 14:23
nga:N K

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё ka realizuar planin Operativ, “Qarshija e Gjatё”, duke asistuar Inspektorët komunal tё tregut tё Komunёs sё Pejёs, plani ёshtё realizuar nё rrugën “Qarshia e Gjatё” nё Pejё, përcjell GazetaBlic.

Tek tre persona tё dyshuar (shitёs ambulant) janё gjetur dhe sekuestruar: 66 mjete tё mprehta (brisk), 5 boksa metalik, dy revole shkrepsё, dhe një shufёr metali, shkruan GazetaBlic.

Sipas njoftimit të policisë, tё gjitha veprimet janё marrё nё koordinim me Prokurorin e Shtetit.