Lajme

Komuna e Obiliqit ndan pajisje bujqësore për 95 fermerë

12/11/2024 12:48
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Obliqit, njëherit edhe kandidat për deputet, Xhafer Gashi, tregon se 95 fermerë nga Obiliqi përfituan pajisje bujqësore.

Gashi përmes një postimi në rrjetin social facebook, njofton se kanë shpërndarë mekanizma bujqësorë për fermerët përfitues nga thirrja publike.

Postimi i plotë:

95 fermerë nga Komuna e Obiliqit përfituan pajisje bujqësore

Sot, së bashku me Drejtorin e DBZHR-së Bejtullah Mjekiqi, Drejtoreshën e DAP-it, Linda Bekteshi dhe përfaqësuesit e organizatës Islamic Relief Kosova, kemi shpërndarë mekanizma bujqësorë për fermerët përfitues nga thirrja publike. Pajisjet e shpërndara përfshijnë motokultivatorë, pompa spërkatëse për traktor (400-450 L) dhe freza (1.6 m).

Nga kjo thirrje kanë përfituar 95 fermerë të Komunës së Obiliqit, ndërsa realizimi i saj është bërë në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova.

Në fjalën time për fermerët përfitues, theksova:

“Përkrahja jonë vazhdon për fuqizimin e bujqësisë si një degë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik. Uroj që këto pajisje bujqësore t’ju ndihmojnë në kryerjen e punëve të përditshme në bujqësi dhe të kontribuojnë në rritjen e prodhimit vendor.”

Xhafer Gashi