Lajme

Kontrabandim me migrantë në Prizren, arrestohet një i dyshuar

12/11/2024 10:42
nga:N K

Njësia policore ka ndaluar një veturë në Prizren, ku drejtuesi i saj ka përfunduar në prangat e policisë pasi që i njëjti dyshohet për kontrabandim me migrantë, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit 24 orësh të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa personat që ishin në veturë janë dërguar në Qendrën për Azil.

‘‘KONTRABANDIM ME MIGRANTË” Vërmicë, Prizren / 10.12.2024 – 22:25. Njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari m/k në të cilën ishin edhe katër persona tjerë shtetas të huaj. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa personat që ishin në veturë janë dërguar në Qendrën për Azil’’, ka thënë Policia.