Ngjarjet e ditës: 11 dhjetor 2024
09:00
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë organizojnë Simpoziumin e Teknologjisë Mjekësore. Marrin ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
09:30
Projekti Human Rightivism, financuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë, i cili zbatohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) përmes Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC), organizon Konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe pesë vite të zbatimit të projektit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës, mban konferencën vjetore ku pjesëmarrës do të jetë përfaqësues të shteteve evropiane e nga rajoni. Merr pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Organizata Iniciativa për Progres (INPO) në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, publikon raportin me temën “Katalizatorët e korrupsionit: Praktikat që cenojnë integritetin e prokurimit publik”. (Hotel “OPERA”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Planin e Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
12:00
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) organizon konferencën përmbyllëse të projektit “Të rinjtë për digjitalizim” ku do të prezantohet puna e Klubeve Mediale të shkollave përfituese. (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyqi”, Suharekë)
13:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL), organizojë tryezë diskutimi me rastin e publikimit të raportit me titull: “Mos efikasiteti i hetimit parlamentar (Mungesë e vullnetit dhe problemet ligjore)”, aktivitet ky në kuadër të “Java Kundër Korrupsion 2024”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
14:00
Mbahet promovimi i Librit “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”, i autorit Burim Ramadani. (Restaurant CULACCINO, ish-Restorant Central – Përballë objektit qeveritar RILINDJA).
19:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban Turneun e ndryshimit në Gjakovë. (Shkolla fillore “Fehmi Agani”, Blloku i ri, Gjakovë)


