Lajme

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Agim Ademi

12/10/2024 23:56
nga:Genita C

Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Agim Ademi.

Kështu ka njoftuar dega e OVL-UÇK në Mitrovicë.

“I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës në Brigadën 142/ ZOSH. Prej fillimit të luftës e deri në mbarim”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR

E nderuara familja Ademi, me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të familjarit tuja e bashkëluftetarit të UÇK-së, Agim Isuf Ademi, nga fshati Broboniq Komuna e Mitrovicës.

I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës në Brigadën 142/ ZOSH.

Prej fillimit të luftës e deri në mbarim.

Si pas njoftimit të familjes Ademi

Ceremonia e varrimit bëhet nesër me datë 11.12.2024, në ora 12:00, në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Broboniq.

Ne i shprehim ngushëllimet tona ma të sinqerta familjes Ademi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së.

All-llahu e shpërbleftë me xhenet amin!

Kryetari i OVL UÇK-së

dega në Mitrovicë

Rafet Ibishi