Lajme

Hyseni (LDK): Qendra Klinike e Re dhe reformimi i shëndetësisë, prioritet kryesor pas marrjes së pushtetit

12/10/2024 23:49
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni thotë se Lidhja Demokratike ka program për shëndetësi, raporton GazetaBlic.

Hyseni gjatë një interviste të publikuar së fundi, sigurimet shëndetësore të cilat u përmenden nga qeveria aktuale i quan “serial”.

Në anën tjetër, Hyseni thotë se shtylla kryesore e LDK-së, menjëherë si të merrë pushtetin, është ndërtimi i një Qendre Klinike të re.

“Ne si LDK kemi program për shëndetësi. Duhet ta përmend këtë “serialin” që them të sigurimeve shëndetësore. Por, shtyllat kryesore janë: Ndërtimi i një Qendre Klinike të Re dhe qasja shumë e shpejt brenda vitit të parë”, tha Hyseni.

“Sa i përket Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Shërbimit të Informimit Shëndetësor të cilat janë të domosdoshme dhe investimet në Shëndetësi, pra duhet vetëm një qasje e arsyeshme “, thotë Hyseni.