Lajme

Mulaj: Rruga e Re, programi më ambicioz qeverisës në 20 vitet e fundit

12/10/2024 21:13
nga:Genita C

Kandidati për deputet i LDK-së, Besim Mulaj, thotë se kjo prezantoi në Mitrovicë një program ambicioz për zhvillimin e Infrastrukturës dhe Energjisë, që synon të bëjë Kosovën një model rajonal, raporton GazetaBlic.

Programi përfshin projekte të mëdha si ndërtimi i rrugëve kryesore, përfundimi i autostradave dhe krijimi i një sistemi energjetik të qëndrueshëm.

Mulaj theksoi rëndësinë e avancimit të shpejtë për të arritur standardet e vendeve të zhvilluara evropiane, duke investuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe efikasitetit energjetik.

“Programi “Rruga e Re”, i përgatitur nga qindra ekspertë, është konsideruar si programi më ambicioz i qeverisjes në 20 vitet e fundit”, shkruan Mulaj.

E plotë:

Në Mitrovicë, u prezantua një program ambicioz për zhvillimin e Infrastrukturës dhe Energjisë në Kosovë, i cili synon të transformojë vendin në një model rajonal. Propozimet përfshijnë ndërtimin e rrugëve kryesore, përfundimin e autostradave dhe krijimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm, duke theksuar nevojën për të avancuar shpejt për të arritur standardet e vendeve të zhvilluara evropiane. Me investime të konsiderueshme në projekte infrastrukturore dhe energjetike, synohet përmirësimi i kushteve të jetesës dhe rritja e efikasitetit energjetik në Kosovë.

I përgatitur nga qindra ekspertë, Rruga e re është programi më ambicioz qeverisës në 20 vitet e fundit!