Lajme

Nezir Kraki i bashkohet Listës Guxo për zgjedhjet e 9 shkurtit

12/10/2024 18:58
nga:Genita C

Partia Guxo ka njoftuar me krenari bashkimin e Nezir Krakit, profesorit të njohur parizien nga Juniku, me ekipin e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Krakin, e përshkruajnë si një intelektual të shquar dhe ekspert i shkencave politike, ku sipas tyre, ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe politik, veçanërisht në promovimin e integrimit evropian të Kosovës.