Lajme

Arifi: Lufta e Kurtit kundër mediave është për ta fshehur korrupsionin, nepotizmin dhe keqqeverisjen

12/10/2024 14:18
nga:G B

Ish kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, njëherësh ish ambasador, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për sulmet ndaj mediave.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se askund nuk ka ndodhur që mediat të sulmohet pse kanë publikuar keqpërdorimet në qeveri.

“Nuk ka ndodhë askund në regjion të sulmohen gazetarët në 20 vitet e fundit vetëm pse kanë publikuar keqpërdorimet në qeveri. Kryeministri në vend se të marrë masa kundër keqpërdoruesve sulmon mediat. Për Kryeministrin nuk është i keq ai që vjedh por është ai i keq i cili tregon”, shprehet Arifi.

Ai vlerëson se mendësia e Kurtit është që mediat t’i ketë instrument për abuzim dhe ruajtje të pushtet.

“Mendësia që ka Kurti dhe VV për fjalën e lirë dhe për media të lira është mendësi e diktaturave dhe njerëzve që mediat i shohin si instrument për abuzim dhe ruajtje të pushtetit të tyre e jo media të lira në kuptim të së vërtetës”, vlerëson ish ambasadori.

Sulmet e mediave në kohë zgjedhjesh nga Kurti, Arifi i sheh për ta fshehur korrupsionin, nepotizmin e keqqeverisjen.

“Lufta e Kurtit kundër mediave këto ditë zgjedhore është për ta fshehur korrupsionin, nepotizmin dhe keqqeverisjen. Kërkon nga votuesit që t’i besohet atij e jo fjalës së lirë, as sistemit të drejtësisë. Liderët diktatorial gjithmonë e shohin veten dhe të vërtetën e tyre përmbi fjalën e lirë”, deklaron Avni Arifi./Gazeta Blic/

Sulmet e Kurtit ndaj mediave/ Abdullahu: Pushteti i ka ditët e numëruara, me 9 shkurt shkurtohet kjo politikë populiste