Sporti

Do t’i vendoset defribilator, ja kur pritet të lërë spitalin Edoardo Bove

12/10/2024 09:16
nga:Mergim Rreci

Edoardo Boves do t’i implantohet nesër një defibrilator nënlëkuror pas problematikës së ndodhur më 1 dhjetor gjatë ndeshjes Fiorentina-Inter.

Ndërhyrja do të kryhet në repartin e Kujdesit Intensiv Kardiologjik (UTIC) të spitalit Careggi, ku mesfushori 22-vjeçar i Fiorentinës është i shtruar që nga e mërkura e kaluar.

Sipas protokollit shëndetësor, që futbollisti i Fiorentinës të dalë nga spitali është e nevojshme vendosja e defibrilatorit, pas rezultoi me një problem të natyrës kardiake.

Sipas burimeve pranë Fiorentinës, lajmi i rëndësishëm është se defibrilatori është i heqshëm. Kjo do të thotë që lojtari, pasi të përfundojnë të gjitha kontrollet dhe të mblidhen rezultatet, mund të vendosë ta heqë atë në mënyrë të pavarur.