Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas aktit të Gëzim Sveçlës shef i asambleistëve të VV-së në Komunën e Prishtinës, në sallën e objetktit komunal të Prishtinës, ku shihet duke shkatërruar pajisjet në këtë sallë.
Gashi lidhur me këtë tha se kjo është fytyra e vërtet e tyre, dhe se të njejtit duhet të ndëshkohen me votë e me ligj.
“Kjo është fytyra e vërtetë e tyre. Do të ndëshkohen me votë, por edhe me ligj”, shkroi Gashi, raporton GazetaBlic.


