Lajme

Salihu: Vjena sonte ishte nikoqire e LDK-së – Një takim i mrekullueshëm, me energji të jashtëzakonshme që garanton ndryshimin

12/07/2024 20:46
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot mbajti “Turneun e Ndryhimit”, në Vjenë.

Kandidati për deputet Lumbardh Salihu, thotë se ishte një takim i mrekullueshëm, me energji të jashtëzakonshme që garanton ndryshimin.

Ai tregoi që një pjesë të madhe të fëmijërisë e ka kaluar në qytetin e Vjenës, ku sonte ishte nikoqire e LDK-së.

Postimi i plotë:

Vjena e jashtëzakonshme, qyteti ku kam kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë dhe rinisë sime, ishte sot nikoqire e LDK-së. Një takim i mrekullueshëm, me energji të jashtëzakonshme që garanton ndryshimin. Ju falënderoj nga zemra! #behuNdryshimi #Lumir2025 #LDK