Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot mbajti “Turneun e Ndryhimit”, në Vjenë.
Kandidati për deputet Besim Mulaj, thotë se mërgata është kthyer tek rrënjët e saj dhe po e përkrahë fuqishëm politikën rugoviane, raporton GazetaBlic.
Mulaj falënderon diasporën për përkrahjen masive që po i dhuron Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë:
Një javë pas tubimit masiv në Zvicër, sonte na bëri bashkë një kryeqendër tjetër evropiane, Vjena.
Mërgata është kthyer tek rrënjët e saj dhe po përkrahë fuqishëm politikën rugoviane, LDK-në me Lumir Abdixhikun kandidat për kryeministër.
Faleminderit diasporë për këtë përkrahje kaq masive që po na jepni.
I lumtur të shoh nga afër në fytyrat e juaja përkrahjen aq të sinqertë që po i jepni “Turneut të ndryshimit”. Bashkë me ne ishte sonte edhe kandidatja e diasporës, istogasja Lisa Rugova e cila ka punuar shumë që LDK të jetë unike në Austri.
Poashtu përgëzoj Kryetarin e degës së LDK-së në Austri z.Yll Blakaj, për ringjalljen madhështore të kësaj dege dhe punën e palodhshme qe po bën së bashku me bashkpunëtorët e tij.
Jemi të bashkuar dhe të motivuar që pasnesër dy muaj të arrijmë fitoren e madhe, rikthimin e madh të LDK-së ✌🏼✌🏼✌🏼


