Sporti

Skuadra e tyre emëroi sot një trajner serb, tifozët e Elbasanit e bojkotojnë klubin

12/06/2024 19:08
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Elbasanit ka zyrtarizuar sot trajnerin serb, Ivan Gvozdenovic.

Ka pasur reagime të mëdha menjëherë pas zyrtarizmit të tij tek klubi shqiptar, transmeton GazetaBlic Sport.

Madje, këtë skuadër e ka bojkotuar edhe tifo-grupi i saj, ‘Ultras Tigrat’, të cilët janë deklaruar shumë të pakënaqur me vendimin e klubit.

Ja reagimi i tyre i plotë:

Tifogrupi “tigrat verdheblu” ndihen të indinjuar për këtë vendim. E konsiderojmë këtë lëvizje provokim dhe po ashtu një nënçmim të nacionalitetit tonë kombëtar. Elbasani është një fanellë me traditë dhe sigurisht nga pas ka patur gjithmonë mbështetjen e pakursyer tonën në çdo stadium të shqipërisë.

Një mbështetje e cila do reduktohet deri sa klubi të reagoj për këtë vendim absurd. Elbasani gëzon një vend të veçantë në zemrat tona dhe ne do të vijojmë të brohorasim për fanellën, për qytetin për lavdinë!