Trajneri italian i Chelseat, Enzo Maresca u paraqit sot në konferencë për media para ndeshjes derbi në Premier League kundër Tottenham Hotspur.
Tri mungesa do t’i kenë “Blutë e Londrës” për takimin e së dielës. Bëhet fjalë për Reece James, Wesley Fofana dhe Micha Mudryk.
“Reece James dhe Wesley Fofana janë duke u rikuperuar dhe po shkon mirë. Por që janë me javë larg fushave”.
“Mudryk është me grip”, u shpreh Enzo.
Chelsea të dielën udhëton në Spurs për t’u përballur ndaj rivalit lokal. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:30.


