Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, thotë se rinia është thelbi i çdo shoqërie, dhe ajo është fuqia e cila mund të sjellë ndryshime positive dhe të formojë të ardhmen.
Azemi thekson se është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që të investojme në zhvillimin e rinisë.
Postimi i plotë:
Rinia është thelbi i çdo shoqërie, ajo është fuqia që mund të sjellë ndryshime pozitive dhe të formojë të ardhmen.
Prandaj, është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që të investojmë në zhvillimin e rinisë.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe për të diskutuar mënyrat se si mund të fuqizojmë të rinjtë dhe t’i ofrojmë mundësi të barabarta për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë.


