Sporti

Prishtina U19 e “tmerroi” dje Dritën, fitoi me rezultatin e thellë 10:2

12/05/2024 09:47
nga:Lorik J

FC Prishtina U19 ka mbyllur pjesën vjeshtore të garave, me një fitore shumë të embël ndaj rivalëve, Dritës.

Ekipi i udhëhequr nga Etrur Sadiku ka trimfuar dje ndaj Dritës me rezultatin e thellë 10:2, njofton FC Prishtina, përcjell GazetaBlic Sport.

Futbollisti Anik Vitia shënoi plot 4 herë, ndërsa Shuajb Ahmeti e Arlind Dobroshevci shënuan nga 2 gola, ndërsa nga një gol Gerti Sinani dhe Drilon Osmanaj.

Kurse për mysafirët shënuan Olti Borovci dhe Eugen Ramadani.

Në këtë grumposhë, Ramiz Sadiku kryeson tabelën me 36 pikë.

/GazetaBlic Sport