Lajme

Sot proteston Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

12/05/2024 08:41
nga:N K

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se më 5 dhjetor (sot) do të zhvillojë sërish një protestë.

Kjo sepse janë të pakënaqur me rritjen e koeficientit të pagave dhe ndërprerjen e dialogut social.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë protestë, FSSHK thotë se po shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5.

FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor.

Me 200 protestues, Sindikata e Shëndetësisë nesër para Kuvendit: Jemi të përjashtuar nga të gjitha instancat