Lajme

Shpallja e Ligjit ushtarak emergjent revolton qytetarët e Koresë së Jugut, protestojnë para parlamentit

12/03/2024 21:39
nga:G B

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol ka bërë shpalljen e ligjit ushtarak emergjent.

Kjo gjë duket se i ka revoltuar qytetarët atje, duke i bërë ata që të protestojnë para ndërtesës së parlamentit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Përpara ndërtesës së parlamentit, protestuesit po mbajnë shenja dhe flamuj, disa prej tyre kërkojnë shkarkimin e Yoon.

“Prisni që kjo protestë të rritet në orët e ardhshme. Presidenti të japë dorëheqjen pas këtij momenti të madh trazirash”, ka thënë njëri prej protestuesve.