Sporti

Mourinho thirri prindërit e Bove pas kolapsit të lojtarit në fushë

12/03/2024 15:43
nga:Lorik J

Momenti në të cilin Edoardo Bove ra pa ndjenja gjatë ndeshjes Fiorentina-Inter preku disa personalitete të botës së futbollit dhe në Stamboll episodi u pa me shqetësim nga José Mourinho.

Ish-trajneri i mesfushorit te Roma, u prek nga ajo që ndodhi dhe thirri drejtpërdrejt prindërit e lojtarit 22-vjeçar, me të cilin ai kishte një marrëdhënie të ngushtë në klubin e kryeqytetit italian, për të mësuar rreth situatës, raporton Gazzetta dello Sport.

Pas frikës, Bove po shërohet në Spitalin Careggi, ku u transportua pas kolapsit, dhe është i kthjellët, pasi u përjashtua dëmtimi i sistemit nervor qendror dhe sistemit kardiorespirator.

/GazetaBlic Sport