Sporti

Kapiteni i ekipit të Premier League refuzoi të mbante shiritin e LGBTQ

12/03/2024 09:51
nga:Lorik J

Klubet nga Premier League angleze po marrin pjesë në fushatën ‘Rainbow Laces’ të Stonewall, e cila zgjat nga 29 nëntori deri më 5 dhjetor, për të mbështetur përfshirjen LGBTQ+ në sport.

Këtë fundjavë, kapitenët e 19 klubeve mbanin shirita ngjyrë ylberi në përputhje me këtë iniciativë dhe i vetmi që refuzoi ta bënte këtë ishte kapiteni i Ipswich Town, Sam Morsy. Skuadra e tij fitoi 1:0 ndaj Nottingham Forest.

Në një deklaratë, Ipswich theksoi përkushtimin e tyre për të përfshirë dhe mirëpritur të gjithë tifozët, por gjithashtu tha se ata respektojnë vendimin e kapitenit të tyre.

“Ne jemi krenarë që mbështesim fushatën Rainbow Laces të Premier League dhe qëndrojmë me komunitetin LGBTQ+ në promovimin e barazisë dhe pranimit,” thanë ata në një deklaratë. Në të njëjtën kohë, ne respektojmë vendimin e kapitenit tonë Sam Morsy, i cili vendosi të mos mbajë për shkak të bindjeve të tij fetare”, thuhet në deklaratë.

/GazetaBlic Sport