Lajme

Bajrami flet për humbjen e software-it për mësimin online: Jam e pastër

12/02/2024 19:48
nga:G B

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka folur rreth periudhës sa ajo ishte ministre e Arsimit, në Qeverinë Kurti 1.

Bajrami në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova foli edhe rreth një çështje për të cilën ishte akuzuar për keqpërdorim, atë të software-it për mësimin online.

Akuzat ndaj saj ajo i cilësoi shpifje.

“Jam e pastër. Po të mos kisha qenë nuk do të ma dëgjonit zërin këtyre katër vjetëve”, tha ajo në Klan Kosova.