Ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve për sulmin e së premtes që ndodhi në fshatin Varagë në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi Prokuroria Speciale.
PSRK me këtë rast ka dhënë edhe detaje shtesë.
“Me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: ‘Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike’, nga neni 122 lidhur me veprën penale ‘Kryerja e veprës terroriste’, nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së, ‘Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’ nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së. Me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.