Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, pas deklaratës së mbrëmshme ndaj ish presidentit Thaçi, raporton Gazeta Blic.
Sulmi, siç ka shkruar ai në Facebook, ka qenë aspak burrëror, duke pasur parasysh se ku ndodhet Thaçi, teksa ia ka kujtuar se në veri Kurti po dështon për shkak të mos bashkëpunimit me KFOR-in e SHBA-të.
Ai ka shtuar se qytetarët do ta largojnë atë nga pushteti me 9 shkurt.
Postimi i tij i plotë:
Ti e sulmove prap ish Presidentin Thaçi – aspak burrnore, ty e pas parasysh ku ndodhet ai. Prandaj unë jam këtu jo veç si zëdhënës që edhe kësaj here me ta kujtu se TI, në veri dhe jo vetëm, po dështon bash pse nuk bashkëpunon me KFOR-in, bash pse nuk bashkëpunon me ShBA-t. Ai këtë nuk e ka bo, prandaj jemi bo shtet.
Por para se të presim ne që ti të bëhesh burrshteti, qytetarët e Kosovës me vota duhet me të largu prej shteti e pushteti. Me 9 shkurt kismet