Lajme

Rrustemi: Për keqardhje që disa zëra opozitarë kanë zgjedhur ta minimizojnë sulmin në Ibër-Lepenc

12/02/2024 13:52
nga:N K

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se është për keqardhje që disa zëra opozitarë po e minimizojnë shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Sipas Rrustemit ata po tentojnë të përfitojnë politikisht nga një situatë siç është shprehur ai të orkestruar nga Serbia kundër Kosovës.

“Ne si shumicë parlamentare e dënojmë këtë akt terrorist. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këtë sulm … Është për keqardhje që disa zërë opozitarë kanë zgjedhur ta minimizojnë këtë akt dhe ta manipulojnë opinionin publikë duke tentuar të përfitojnë politikisht nga një situatë tragjike që Serbia orkestron kundër nesh”, ka thënë ai në seancën plenare të kuvendit ku po diskutohet qeverisja katërvjeçare e Qeverisë Kurti.

Ndryshe, sulmi terrorist në veri të vendit ka ndodhur më 29 nëntor në Zubin Potok, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit.

Ndërkaq, lidhur me rastin, një personit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.