Sporti

Tchouameni lë pas lëndimin, gati për ndeshjen ndaj Bilbaos

12/02/2024 14:14
nga:Lorik J

Aurelien Tchouameni i është rikthyer stërvitjeve në grup pas rikuperimit nga një dëmtim në kyçin e këmbës.

Mesfushori kishte mbetur jashtë fushës që nga muaji i kaluar pas një dëmtimi të pësuar gjatë humbjes 3-2 të Real Madrid ndaj AC Milan.

24-vjeçari francez pritej të ishte jashtë fushës për gati një muaj dhe rikthimi i tij vjen pikërisht në orar. Ai tani është në linjë për t’u paraqitur në ndeshjen e ardhshme të Real Madrid kundër Bilbaos

Rikuperimi i Tchouameni vjen në një moment vendimtar, me mesfushorin tjetër Eduardo Camavinga gjithashtu jashtë fushave. Me Rodrygo dhe Lucas Vazquez gjithashtu të rikuperuar, Carlo Ancelotti mund të ketë më shumë opsione në dispozicion për ndeshjen e së mërkurës.

Tchouameni është përballur me kritika për paraqitjet e tij këtë sezon. Tani plotësisht në formë, ai do të jetë i etur për të treguar veten dhe për të rimarrë vendin e tij në formacionin fillestar të Ancelottit.

/GazetaBlic Sport