Lajme

Hykmete Bajrami: Kontratat njëburimore janë burim i korrupsionit

12/02/2024 13:39
nga:G C

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kontratat njëburimore si burim të korrupsionit dhe ka thënë se ata që refuzojnë auditet për këto kontrata janë po aq të përfshirë në abuzime, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se nga 273 milionë euro të shpenzuara gjatë qeverisjes Kurti II, vetëm 33.8 milionë euro janë shpenzuar përmes negociatave.

Bajrami përmendi kontratën me “Universal Food” për ruajtjen e grurit, që vazhdoi nën ministrinë e saj për të shmangur kostot e transportit, ndërkohë që theksoi se korrupsioni nuk mund të mbulohet me propagandë.

“Kontrata për ruajtjen e grurit në ”Universal Food” është nënshkru nga zyrtarët e ministrisë në kohën kur ministre ka qënë Mimoza Kusari, sot shefe e Armend Mujës. E njëjta kontratë për me i ikë kostos së transportit të grurit për me vendosë diku tjetër është vazhdu me të njëjtën kompani nga zyrtarët e ministrisë me pëlqim të KRPP-së gjatë kohës sa unë kam qënë ministre. Mungesa e grurit ka ndodhur në 2019 në kohën kur me atë ministri ka qeverisë NISMA dhe buxheti është kompenzu cent me cent për sasinë e grurit të humbur”, shkruan Bajrami.